Skënderbeu në kundërsulm: Na dënuan kompani mafioze!

7 Nëntor 2019
17:07
Eraldo Harlicaj
back button

Skënderbeu ka shpërthyer në akuza kundër Sportradarit dhe Federbetit. Ekipi korçar ka publikuar disa artikuj që lidhin këto kompani me mafian. Klubi i “Ujqërve” vazhdon dhe i qëndron idesë se janë të pafajshëm dhe janë dënuar padrejtësisht.

“Si ka mundësi që Skënderbeun duan ta “djegin” këto kompani dhe disa përsona të cilët dyshohen dhe janë nën hetime për lidhje me mafjen?

Nga Sportradar deri tek Presidenti i Federbet i cili ka sulmuar personalisht Skënderbeun…”, – shkruajnë ish-kampionët në lidhje me situatën e tyre. Ata publikojnë dhe 3 linqe ku lexohen situatat dhe akuzat kriminale ndaj këtyre kompanive. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit