Skënderbeu nuk humbet kohë, prezanton 4 lojtarë njëherësh

11 Janar 2021
22:41
Eraldo Harlicaj
back button

Skënderbeu arriti të zhbllokonte merkaton në Superiore dhe ka zyrtarizuar menjëherë 4 afrime. Korçarët rrezikojnë rënien, prandaj ekipi i trajnerit Julian Ahmataj ka nevojë për afrime dhe drejtuesit menjëherë kanë ofruar disa lojtarë shumë interesantë.

Vangjel Zguro nënshkruan me korçarët duke u rikthyer në Superiore. Një afrim me vlera për ish-kampionët e vendit, ndërsa në krahun tjetër janë afruar 3 lojtarë të rinj dhe të talentuar. Agbodzie Abbey, Melos Bajrami dhe Leard Sadriu kanë firmosur me “Ujqërit e dëborës”.

POSTIMI – “4 afrimet e para, bashkohen me ekipin. KF Skënderbeu prezanton 4 afrimet e para në merkaton e janarit. Vangjel Zguro, Agbodzie Abbey (21 vjeç, qëndërmbrojtës), Melos Bajrami (18 vjeç, mesfushor) dhe Leard Sadriu (19 vjeç, mbrojtës) janë zyrtarisht futbollistë bardhekuq. 4 futbollistët e rinj bardhekuq janë bashkuar me ekipin në stërvitje dhe janë në dispozicion të trajnerit Julian Ahmataj”, – shkruhet në deklaratë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit