Skënderbeu plaçkitet, mbrojtësi përfundon në Kosovë

30 Korrik 2019
10:38
back button

Skënderbeu është në pikë të hallit! Presidenti Ardjan Takaj ka deklaruar hapur se nuk do të investojë më në skuadrën korçare, ndërsa pritet të marrë skuadër tjetër. Situata nuk është aspak pozitive, pasi futbollistët kryesorë të klubit janë larguar, ndërsa nuk ka më as trajner. 

Emri i fundit që pritet të largohet nga Korça është Leonit Abazi. Ky i fundit ka gjetur gjuhën e përbashkët me Prishtinën dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa. Ky i fundit e njeh mjaft mirë lojtarin e Skënderbeut dhe e ka kërkuar me dëshirë. 

Abazi nuk ka arritur të hedhë hapin e madh në karrierë nisur dhe nga problemet e tij me dëmtimet dhe duket se tashmë do të luajë në kampionatin kosovar sezonin e ri duke ndjekur trendin e shumë futbollistëve shqiptarë.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit