Skënderbeu prezanton “tepricën” e Kukësit, kontratë 3-vjeçare

5 Shtator 2019
9:57
Alfred Lleshi
back button

Merkatoja është mbyllur, por klubet vijojnë të prezantojnë blerjet e reja. Kështu ka bërë Skënderbeu së fundit, duke zyrtarizuar lojtar të vetin një 20-vjeçar. Fjala është për Faton Xhemaili, që deri dje ishte pjesë e Kukësit. Mbrojtësi në fjalë ka lindur në Biljača të Ish-Jugosllavisë. Në njoftimin përkatës për mediat, klubi kuqebardhë shkruan: 

“Kemi konkretizuar sot marrëveshjen me 20-vjeçarin, i cili ka nënshkruar kontratën që e lidh me KF Skënderbeu për 3 vitet e ardhshme. Faton Xhemaili luan në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërkohë që vitin e kaluar është aktivizuar me ekipin e Kukësit në Kategorinë Superiore. Xhemaili u bashkua sot me grupin në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Daja për takimin e radhës në kampionat”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit