Skënderbeu, Shehi: “Fitore për objektivat, unë nuk kryqëzoj futbollistë!”

28 Prill 2019
21:14
back button

Fitorja në shtëpi ndaj Flamurtarit me rezultatin 2-0 ka ringjallur shpresat e skuadrës së Skënderbeut për një vend në treshen kryesuese të Superiores. Një fitore kjo e korçarëve e shoqëruar edhe me lojë agressive të korçarëve që ka kënaqur trajnerin Orges Shehi.

“E kam thënë edhe më parë, që nga ndeshja në ndeshje mund të ndryshojmë. Sot vendosa të luajmë me forca të shumta përpara dhe shkoi mirë. Më vjen mirë gjithashtu edhe për fitoren që u arrit. Shyqyr Zotit sot konkluduam me fitore”, komentoi Orges Shehi.

“Ky kampionat kështu është, rivalët do të përballen me njëra tjetrën. Fatmirësisht të nënta skuadrat kanë objektivat. Na vjen mirë që fituam ne se është një fitore që na duhet shumë për objektivat”, deklaroi trajneri i Skënderbeut.

“Më vjen mirë që skuadra po shfaqet për të kënaqur publikun, që deri tani ka qenë i pakënaqur nga rezultatet”, u shpreh tekniku i ekipit korçar. 

Duhet të pranojmë që deri tani ka qenë një vit i vështirë dhe kështu vazhdon. Duhet të jemi të uritur dhe duhet të bëjmë 200% për të arritur aty ku duam”, vijoi Shehi. 

“Jam nga ata që nuk i kryqëzoj futbollistët dhe nuk do ta bëjmë kurrë, madje edhe ndaj futbollistëve që gabojnë. Ndaj Tiranës nuk do të luajmë me të njëjtin formacion, për shkak të mungesave”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit