Skënderbeu s’heq dorë nga përforcimet, vjen edhe një maqedonase

26 Janar 2022
12:01
Telesport
back button

Shkon në 5 numri i lojtareve të huaja te skuadra e Skënderbeut në volejboll për femra. Pak ditë pasi zyrtarizoi afrimin e kolumbianes Esperanza Gomez, skuadra korçare ka konfirmuar afrimin e volejbollistes maqedonase Ana Fasuleva.

22-vjeçe, ajo ka luajtur me disa skuadra në rajon e së fundi me kosovarët e Skënderaj. Një sulmuese, 1.80 metra e gjatë, që do të përforcojë edhe më shumë ekipin e Skënderbeut, që këtë vit pretendon për titullin.

Korçaret, këtë sezon kryesojnë kampionain të pamposhtura dhe janë kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në radhët e Skënderbeut luajnë edhe 3 lojtare të tjera të huaja, që kanë ardhur nga vendet e Lindjes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit