Skënderbeu siguron talentin, Qormemeti rikthehet në skenë

1 Korrik 2019
11:22
Eraldo Harlicaj
back button

Skënderbeu i nuhat talentet dhe mendon t'i rrisë për të ardhmen. Korçarët kanë bindur një nga futbollistët më të talentuar të Kosovës U-21, Leonit Vitija. 

18-vjeçari ka nënshkruar me skuadrën e presidentin Ardjan Takaj. Menaxheri Shkumbin Qormemeti ka marrë nën menaxhim lojtarin dhe ka refuzuar ofertat e Prishtinës dhe Feronikelit. 

Skënderbeu do të mundohet të rrisë një tjetër xhevahir në skuadër me shpresën për ta shitur. I riu ka luajtur për U-19 e Kosovës, gjithashtu dhe për ekipin e parë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit