Skënderbeu thellon krizën e Partizanit dhe merr vendin e tretë (golat)

3 Qershor 2020
21:56
Denis Hakanaj
back button

Skënderbeut ka mposhtur 2-1 Partizanin dhe ka marrë fitoren e pestë radhazi në Kategorinë Superiore.

Takimi i zhvilluar mbrëmjen e sotme në Selman Stërmasi, që ka mbyllur javën e 27-të të kampionatit shqiptar, i kthyer sot pas një ndalese prej tre muajsh për shkak të pandemisë coronavirus, është vendosur në fundin e pjesës së parë.

Gripshi në minutën e 43-të dhe Dita në të 44-ën i kanë shënuar për miqtë.

Demat e Kuq kanë ngushtuar diferencat pesë minuta para fundit të ndeshjes me një gol të mrekullueshëm të Ferratit, por nuk kanë arritur të shmangin humbjen.

Skuadra e Ilir Dajës është ngjitur në vendin e tretë me 44 pikë, tre larg vendit të dytë që mbahet nga Kukësi dhe 12 larg Tiranës kryesuese.

Ndërkohë, vVazhdon kriza e Partizanit, që sot ka pësuar humbjen e katërt radhazi në kampionat, ku mban vendin e shtatë me 38 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit