Skënderbeu zyrtarizon afrimin e ish-mesfushorit të Tiranës

22 Gusht 2019
17:47
back button

Skënderbeu vijon të përforcohet, teksa për trajnerin Ilir Daja në dispozicion nga nesër do të jetë edhe mesfushori Asion Daja, i cili u largua nga Tirana në fund të këtij sezoni.

Mesfushori ka arritur sot akordin me klubin duke ju bashkuar ekipit bardhekuq për një sezon.

29-vjeçari ka nënshkruar sot kontratën së bashku me menaxherin e përgjithshëm Gerhard Takaj në zyrat e klubit në Tiranë dhe menjëherë është nisur drejt Korçës.

Daja do të zhvillojë sot një seancë individuale dhe do ti bashkohet grupit nesër në përgatitjet e fundit të kuadër të takimit të së shtunës ndaj Flamurtarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit