Cilësi për mesfushën, Skënderbeu zyrtarizon përforcimin e fundit

19 Janar 2019
22:29
back button

Tekniku Orges Shehi e pati lajmëruar para pak ditësh ardhjen e mesfushorit Shqiprim Taipi nga Shkëndija e Tetovës, ndërsa sot klubi ka vendosur të zyrtarizojë blerjen e re.  

Lojtari është 21 vjeç dhe luan si mesfushor qendre. Bëhet fjalë për vëllain e Gjelbrim Taipit, mesfushorit i cili për pak kohë u bë pjesë e Shqipërisë U21. 

Te Shkëndija Shqiprimi nuk kishte shumë hapësira, por te Skënderbeu mund të bëhet i rëndësishëm, pasi ka mungesa në qendër dhe organizues të mirë. 

Lojtari ka firmosur ditën e sotme, së bashku me presidentin Ardjan Takaj, një kontratë të vlefshme për 2 vite e gjysmë me klubin korçar.

21 -vjeçari mund të rrisë shumë konkurrencën në ekip me cilësitë e tij. 

PASAPORTA:

Datëlindja: 19 shkurt 1997 (21)

Vendlindja: Tërnoci i madh

Shtetësia: Kosova & Shqipëria

Gjatësia: 1.74

KARRIERA:

FC Shkupi /  14 ndeshje

FK Shkëndija /  21 ndeshje

Horizont Turnovo / 23 ndeshje

Lajme të tjera

Lajmet e fundit