Skënderbeu-Teuta: Daja paralajmëron gjyqtarët, Vila kërkon provën e pjekurisë

21 Shkurt 2020
17:56
back button

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, përpara ndeshjes së kësaj jave, ndaj Teutës, ka kërkuar nga të tijtë impenjim maksimal dhe të përsëritet prova në Tiranë ndaj bardhebluve, duke ditur edhe vlerat e ekipit durrsak, që vjen nga suksesi ndaj Vllaznisë.

Daja gjithashtu ka kërkuar nga gjykimi që të jetë sa më i drejtë dhe të mos ndikojë në rezultat. Në fakt, sipas teknikut, duhet shumë kudjes në këtë fazë të kampionatit. Ndërkohë, te Teuta ka folur Emiliano Vila, i cili për RTSH Sport tha se “bëhet fjalë për një ndeshje ku duhet të tregojmë vlerat tona. Morali është i lartë pas fitores ndaj Vllaznisë. Skënderbeu duhet respektuar shumë pasi mbetet ekip i madh edhe pse janë larguar dhe afruar lojtarë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit