Skenë e çmendur! PSG në fushë, Mbappe dhe Neymar hanë në stol! (Video)

19 Janar 2020
21:10
Eraldo Harlicaj
back button

PSG po luan në transfertë kundër Lorient ndeshjen e Kupës. Trajneri Thomas Tuchel nuk ka hedhur nga minuta e parë yllin Kylian Mbappe dhe brazilianin Neymar. Të dy liderët e ekipit po e shohin ndeshjen së bashku nga stoli, ndërsa ekipi i tyre po lufton për t’u kualifikuar. 

Kamerat e vendosura në stadium kanë kapur një moment mjaft interesant, pasi kampioni i botës dhe Ney po hanë në stol. Ata po ushqehen ndërkohë që ekipi i tyre po luan. Një sjellje e pazakontë që nuk u ka shpëtuar televizioneve. Ney dhe Mbappe mund të aktivizohen në rast se skuadra e tyre nuk arrin të zhbllokohet, përndryshe Tuchel nuk do t’i rrezikojë. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit