“Skifterat” i bëjnë gjëmën Verrattit, i grabisin 3 milionë euro në shtëpinë e Ronaldos

28 Qershor 2022
14:11
Alfred Lleshi

Mesfushorit të Paris Saint-Germain, Marco Verratti, i janë vjedhur bizhuteri dhe para në vilën ku po qëndronte këto ditë pushimesh. Bëhet fjalë për rezidencën që i përkiste Ronaldo Nazario në plazhin e Ibiza.

Italiani po qëndron në Ibiza, në pronën që zotëron ish-sulmuesi brazilian dhe presidenti aktual i Real Valladolid. Shtëpia është në zonën e “Cala Jondal”. EFE ka konfirmuar se Garda Civile po heton krimin, pasi u raportua në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Shifrat ende nuk janë konfirmuar as nga lojtari, as nga autoritetet, por besohet se janë vjedhur stoli dhe para në vlerë prej 3 milionë eurosh.

Në momentin e grabitjes nuk kishte njeri në shtëpi, nuk kishte asnjë shenjë se dera ishte hapur nga të panjohur për të hyrë në pronë.

Verratti ka shijuar disa kohë pushimi para se të kthehet në Paris për të filluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Ai do të jetë një nga lojtarët e paktë të elitës që do të pushojë gjatë nëntorit dhe dhjetorit, pasi Italia nuk u kualifikua në Kupën e Botës “Katarit 2022”.

29-vjeçari bëri 29 paraqitje për kampionët francezë sezonin e kaluar, në të gjitha garat, duke shënuar dy herë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit