Kombëtarja

Skocia, Andrew Robertson: “Shaqiri me gjak shqiptari, por te Liverpool s’kam folur me të…”

Në konferencën për mediat në mbështetje të trajnerit të Skocisë, doli mbërmjen e të premtes, vetëm pak orë para sfidës ndaj Shqipërisë, edhe ylli i përfaqësueses skoceze, Andrew Robertson. Mbrojtësi që aktivizohet në Premier League me skuadrën e Liverpool, ka mohuar të ketë komunikuar me Shaqirin për ndeshjen e të shtunës që Skocia do të zhvillojë ndaj Shqipërisë në Shkodër, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve.

“Jam i vetëdijshëm që do të ketë shumë ndryshime në formacion për shkak të mungesave. Por lojtarët që do të jenë të pranishëm në fushë do të japin 100 % të tyre. Ka patur disa lojtarë të dëmtuar që kanë udhëtuar me ekipin dhe kanë provuar të japin maksimumin në stërvitje, por nuk do të jenë në formacion. Jemi përgatitur për të gjitha ndeshjet që kemi përpara, Shqipërinë dhe Izraelin”, u shpreh Robertson.

“Te jem i sinqertë nuk kam folur ndonjëherë me Shaqirin për këtë ndeshje. E di historinë e tij, e di që ai ka gjak shqiptari, por nuk kam folur për këtë ndeshje me atë. Në këtë ndeshje do të luajnë shumë lojtarë të rinj dhe për të gjithë ne do të jetë një eksperiencë e re. Edhe pse kemi mungesa, ne kemi punuar shumë fort, por jo çdo gjë varet nga ne”, deklaroi ndër të tjera ylli i kombëtares së Skocisë, Robertson, që aktivizohet në Premier League me skuadrën e Liverpool.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Kombëtarja