Skriniar mbetet te Interi, do iki falas në qershor pa sjellë asnjë qindarkë! Marotta: “Ka ardhur koha kur futbolli…”

31 Janar 2023
21:05
Telesport
back button

Milan Skriniar mbetet te Interi në fund të sezonit edhe pse është i destinuar për PSG-në në verë. Para Atalantës, Curva Nord – tifozeria zikalter- shfaqi një pankartë që –  duket se është një mesazh i destinuar pikërisht për sllovakun: “Inter duhet dhe respektohet”…

“Kjo është e vërteta.” Kështu Beppe Marotta, drejtor menaxhues i zonës sportive të Interit, foli për Mediaset për rastin e lidhur me Skriniar pak minuta para ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Atalantës: “Mbrojtja e trofeut të fituar vitin e kaluar do të ishte shumë e rëndësishme, në historinë e këtij klubi.

Kemi karakteristikën e të qenit protagonist në të gjitha garat. Sot është një ndeshje e rëndësishme që është Kupa e Italisë, ne jemi kampionë në fuqi dhe duam ta nderojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Lukaku është rikthyer në formacionin fillestar, sa i rëndësishëm është rikthimi i tij edhe nga perspektiva e së ardhmes? “Stërvitja më e mirë është ndeshja, është e qartë që Lukaku nuk është njëqind për qind, por në aspektin e motivimit dhe profesionalizmit është i padiskutueshëm. Janë situata që ne i vlerësuam pozitivisht ndaj djalit. Shpresa është që ai të mund të kthehet ashtu si te gjithe e dime”

Skriniar qëndron deri në qershor. Cfare ndodhi? A nuk ka ardhur oferta e duhur nga PSG? “Unë po bëj një arsyetim më të gjerë. Bota e futbollit pëson një evolucion, ndryshime të shpeshta: tani është e pamundur të imagjinohet që flamujt ekzistojnë në klube.

Ka dinamika ku lojtarët ndryshojnë shpesh fanellat e tyre: ne duhet të mësohemi me këtë lloj futboll, pak larg ndjenjave. Nuk është ajo që na pëlqen, nuk është ajo që i pëlqen tifozëve, por duhet te llogarisim profesionistët…

Skriniar bëri një zgjedhje që eshte në të drejtat e tij, ne kemi për detyrë ta respektojmë, por jemi të sigurt që nga kulmi i seriozitetit të tij do të mund të tregojë në praktikë në këta gjashtë muaj se eshte ne lartësinë e situatës dhe të rolit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit