Skriniar, oferta e PSG befason Interin: “Ose prano, ose e marim falas!” Zikaltërit mendohen dhe shohin pikërisht te ekipi francez pasuesin

26 Janar 2023
0:30
Telesport
back button

Interi do të duhet të bëjë operacione të ndryshme në mbrojtje në funksion të verës. Skriniar është jashtë, destinacioni Paris Saint-Germain, nga korriku i ardhshëm pa kthesa të bujshme. De Vrij është gati të skadojë dhe nuk ka vendosur. Acerbi mund të blihet, por duhet gjetur një marrëveshje me Lazion.

Dhe kështu në mbrojtje duhet të veprojë. E thënë për Smalling (për momentin nuk ka kontakt) dhe Scalvini (operacion i komplikuar për vlerësimin), në qendër të vëmendjes u kthyen Presnel Kimpembe, i lindur në 1995, që ka kontrate qe skadon në 2024 me Paris Saint-Germain.

I rritur në klubin parisien, tashmë Kimpembe (i cili kishte edhe oferta të tjera në këtë seancë merkato) ndihet gati për një eksperiencë të re. Interit i pëlqen shumë, një profil i promovuar, nëse diçka nuk do të ndodhte nga tani deri më 31 janar, do të ishte një situatë për t’u ndjekur për verën e ardhshme.

Milan Skriniar është tani në një udhëkryq. Mbrojtësi ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Interin dhe qëndrimi i tij në Milano tashmë është i komplikuar, veçanërisht pas përjashtimit të tij ndaj Empolit, i cili mbërriti në të njëjtën kohë me deklaratat e agjentit të tij për Telenord.

Në këtë pikë nuk mund të përjashtohet që palët të duan të shpejtojnë lamtumirën e mbrojtësit sllovak, që i eshte premtuar tashmë Paris Saint-Germain. Siç raporton Calciomercato.com, PSG do t’i paraqesë Interit një ofertë prej 10 milionë eurosh për kartonin e lojtarit…

Në këtë moment topi kalon te klubi zikalter, i cili nga njëra anë do të donte të përfitonte të paktën minimalisht lamtumirën e kapitenit dhe nga ana tjetër nuk do të donte të privohej nga një pjesë kaq e rëndësishme më pak se një muaj pas përballje e dyfishtë me Porton në Champions League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit