Skriniar-PSG dhe efekti domino që favorizon Juventus-in

30 Qershor 2022
17:10
Denis Hakanaj
back button

Inter dhe Juventus i kanë dhënë jetë një rivaliteti historik që pasqyrohet gjithmonë në kampionatin italian. Por një kryqëzim në merkato mund t’i bashkojë të dy klubet.

Derbi i Italisë ka filluar me goditje në merkato. Tani të dy skuadrat janë të përqendruara te mbrojtja, ku shumë gjëra mund të ndodhin në javët e ardhshme.

E nisim nga Juventus. Bardhezinjtë mund të humbasin Matthijs de Ligt, i cili është vënë në shënjestër nga disa klube të Premier League, si Chelsea dhe dy skuadrat e Manchester-it. Dhe një asist i pavullnetshëm mund të vijë nga Inter-i.

De Ligt, në fakt, mund të mos jetë shitja e vetme e madhe e Serisë A. Milan Skriniar mund të jetë sakrifica e domosdoshme në shtëpinë e Inter-it për të rregulluar bilancin, me PSG që e kërkon me ngulm lojtarin.

Në rast të një largimi të sllovakut, Kimpembe do ishte zgjedhja e parë e Juventus për të zëvendësuar De Ligt. Nëse Skriniar do të transferohet në Paris, sipas Sport Mediaset, do të niste një efekt domino.

PSG do të pranonte ta largonte Kimpembe me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Një skenar konkret dhe që mund të verifikohet në javët e ardhshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit