Skrtel këshillon Skriniar: Ja pse s’duhet të largohesh nga Inter-i

5 Gusht 2020
15:54
Denis Hakanaj
back button

Martin Skrtel, qendërmbrojtës i parë kohët e fundit në Itali edhe pse për shumë pak javë me fanellën e Atalanta-s, ka folur për Sport.sk në lidhje me të ardhmen e bashkëkombësit të tij Milan Skriniar.

Mbrojtësi i Inter-it nuk po kalon një periudhë shumë të mirë forme dhe e ardhmja e tij te zikaltrit është vënë në diskutim. Lojtari më ekspert ka dashur t’i japë një këshillë ish-lojtarit të Sampdoria-s.

“Ka momente në jetën e çdo lojtari kur gjërat shkojnë shumë mirë, por ka edhe momente kur gjërat nuk shkojnë siç ishte parashikuar”, ka thënë Skrtel.

“Kur kjo ndodh, gjëja më e rëndësishme është mënyrë reagon futbollisti. Skriniar po kalon diçka të tillë tek Inter-i”.

“Megjithatë, ai është i ri dhe situata nuk është aspak e kompromentuar. Duhet të jetë i fortë dhe të luftojë për të rifituar vendin”.

“Ka skuadra që e duan në Angli dhe Spanjë, por zgjidhja më e mirë për të është të qëndrojë tek Inter-i, ku është bërë i njohur”.

“Futbolli italian i përshtatet stilit të tij të lojës dhe nuk mund të harrojmë se Inter-i është një skuadër e madhe”.

“Këtë vit ka dalë në vendin e dytë në Serinë A, por në të ardhmen do të luajë për vendin e parë dhe do ta bëjë me Skriniar-in titullar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit