Skuadër e re për Milinkovic-Savic, planifikohet shkëmbimi i bujshëm

17 Maj 2023
16:15
Denis Hakanaj
back button

Juventus nuk heq dorë nga Sergej Milinkovic-Savic dhe duket se po mendon seriozisht që të bëjë një kundërofertë teknike shumë të rëndiësishme, që mund të pëlqehet shumë nga Maurizio Sarri, sipas mediave italiane.

Po flasim për Dejan Kulusevski, suedez i lindur në vitin 2000 sot te Tottenham. Spurs, duke pasur parasysh lamtumirën e Antonio Conte-s, nuk duket se janë të gatshëm ta ushtrojnë të drejtën e blerjes së lojtarit me çmimin e rënë dakord prej 35 milionë eurosh.

Përveç suedezit, Juventus mund të përfshijë edhe një shumë parash, për të bindur presidentin e bardhekaltërve që të japë dritën jeshile shitjes.

Trajneri i Lazio-s duket i tërhequr nga ideja, duke qenë se po kërkon përforcime të rëndësishme për zonën sulmuese. Krahas zëvendësit të shumëkërkuar të Immobile, trajneri toskan kërkon edhe një sulmues krahu që ta bëjë Felipe Anderson të marrë frymë në rast nevoje.

Krahas kësaj, bardhekaltrit duhet edhe të zgjidhin çështjen e Pedro-s, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit. Kualifikimi në Champions League e ardhshme mund ta bindë spanjollin të përqafojë projektin e Lazio-s edhe për një sezon.

Kulusevski është i tunduar nga ideja, duke pasur parasysh rolin kryesor që mund të luante. Juventusi është gati për goditjen vendimtare për ‘Rreshterin’, me Lotiton që mund ta lëshojë seriozisht këtë herë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit