Skuadra aktuale, plus tri yje. “The Sun” zbulon top-formacionin e Realit

29 Maj 2020
15:00
Alfred Lleshi
back button

Tabloidi i njohur anglez “The Sun” ka hartuar një top-formacion, me të cilin mund të luajë Real Madridi në sezonin e ardhshëm. Sikurse duket edhe në paraqitjen grafike, 3 lojtarë të rinj janë ingranuar aty. Bëhet fjalë për tri “pesha të rënda”, ndërkohë që “senator” aktualë mund të largohen, përfshirë edhe “Topin e Artë”, Luka Modric.

Tri prurjet e reja janë me vlerë mjaft të madhe në treg: Haaland, Pogba dhe Mbappe. Me këtë treshe ofensive, duke llogaritur edhe Eden Hazard të rikuperuar plotësisht, galaktikët do të bëheshin të pandalshëm për këdo në Spanjë dhe kontinent. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse këto dëshira të Florentino Perez, që “The Sun” i bën fakt të kryer, do të realizohen në merkaton e kësaj vere apo jo.

Në fakt, kriza e koronavirusit ka krijuar probleme të mëdha financiare për klubet e futbollit, ndaj priten lëvizje “tektonike”, që mund ta tejkalojnë edhe imagjinatën. Real Madridi mbetet në kuota komode financiare, ndaj do të bëjë çmos ta shfryëzojë situatën, për të marrë tri “pesha të rënda” nga rivalët dhe blinduar grupin e formacionin e Zidane. Ky top-formacion i Real Madridit do të përbëhej nga: Courtois – Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo – Casemiro, Kroos, Pogba – Hazard, Haaland, Mbappe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit