Skuadra bie nga kategoria, gjesti i presidentit trondit komunitetin sportiv

17 Maj 2022
15:28
Denis Hakanaj

Ekzistojnë shumë mënyra për të gëlltitur një rënie nga kategoria. Ka presidentë që zemërohen me drejtuesit e tyre ose me lojtarët e tyre, siç i ka ndodhur të dielën Genoa-s me presidentin Alberto Zangrillo, që ka drejtuar gishtin kundër skuadrës pas humbjes me Napoli-n.

Megjithatë, në basketboll ka ndodhur më keq dhe nga sa është mësuar në rrjetet sociale, në fund të ndeshjes së sezonit të rregullt të Liga Endesa që ka sjellë rënien nga kategoria të San Pablo Burgos, presidenti i skuadrës Felix Sancho ka zbritur në parket dhe i ka detyruar lojtarët të ulen në gjunjë në mes të fushës për një minutë të tërë për t’u kërkuar falje tifozëve.

Një gjest aspak sportiv që ka turpëruar lojtarët, të cilit nuk kishin një gjendje të mirë shpirtërore për shkak të rënies nga kategoria. Presidenti i San Pablo Burgos ka marrë shumë kritika dhe ka qenë i detyruar të bëjë një hap mbrapa.

“Në atë moment kam reaguar në atë moment. Ka qenë një çast tensioni. Në asnjë rast nuk doja të turpëroja askënd dhe këmbëngul se jam përgjegjës”, ka thënë presidenti për Cadena Ser.

“Qëllimi ishte t’i kërkoja falje tifozëve tanë, jo për të dënuar ndonjë. Nëse është keqkuptuar, më vjen keq, por unë doja thjesht të tregoja respekt ndaj njerëzve që mbështesin këtë sport”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit