Skuadra e katërt e tij në Serie A, Napoli zyrtarizon “Cholito” me fanellën blu

18 Gusht 2022
11:35
Alfred Lleshi
back button

Presidenti De Laurentiis i siguron një përforcim në sulm Luciano Spallettit. Klubi napolitan ka depozituar kontratën e Giovanni Simeone në Ligë.

Sulmuesi argjentinas vjen nga Verona në formë huazimi, me të drejtë blerjeje nag “Azzurri”, të cilët kompletojnë kështu paketën sulmuese, duke shtuar një tjetër emër që nga pikëpamja e hierarkive do të nisë pas Victor Osimhen.

Djali i trajnerit të Atletico Madridit po përgatitet të veshë fanellën e katërt të ndryshme në skenën e Serie A, ku luan që nga vera e vitit 2016.

“Cholito” në fakt luajti me Genoa për një sezon, duke shënuar 12 gola, përpara se të kalonte te Fiorentina, me të cilën realizoi 22 gola në dy sezone.

Pastaj, dy vite te Cagliari, përpara se të transferohej në Verona, ku, sezonin e kaluar jetoi momentet më të mira në Serie A, duke e mbyllur me 17 gola në 35 paraqitje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit