Lushnja turpërohet në shtëpi, Besa barazon në Fier

2 Nëntor 2019
15:54
Alfred Lleshi
back button

U luajtën sot nëntë nga dhjetë ndeshjet e javës së 7-të të Kategorisë së Parë. Dinamo-Kastrioti, supersfida e grupit A, është planfikuar për nesër dhe ajo do ta ulë siparin e këtij “stacioni” të garës. Ditën e sotme ka pasur përplasje mjaft interesante e të forta, si Apolonia-Besa, Lushnja-Pogradeci, Burreli-Besëlidhja etj. Megjithatë, golat kanë qenë me pakicë, përjashto stadiumin e Pukës, ku Tërbuni ka shënuar tri herë në portën e rrogozhinasve, ndërsa miqtë kanë finalizuar dy herë në këtë transfertë. 

“Lagunarët” befasohen në shtëpi, teksa janë mundur minimalisht nga Pogradeci, por e ruajnë kreun e grupit B. Liqenorët kanë dy pikë më pak dhe pozicionohen të dytët pas kësaj përplasjeje të drejtpërdrejtë. Besa ka flirtuar me tri pikët në Fier, deri në minutën e 89-të, por atëherë ka parë t’i ikë nga duart fitorja e çmuar. Barazimi duket pak ngushëllues për ambiciet e kavajasve. Në grupin e veriut, Besëlidhja nuk ia ka dalë në transfertën matjane, ku është likujduar nga Mitraj me dy gola, ndërsa Korabi ka ruajtur dhe konsoliduar kreun me fitoren në “Tofik Jashari”. Më poshtë mund të njiheni me rezultatet dhe golashënuesit e të gjitha sfidave të kësaj të shtune:

Java e 7-të, Kategoria e Parë
Grupi A
Tërbuni-Egnatia 3-2
Shënues: Selenica 6’, Dushku 58’, Hyseni 70’ / Gjoka 69’, Jaupaj 94’

Shkumbini-Veleçiku 1-2
Shënues: Mustafaj 16’ / Banushaj 60’, Hoxhaj 90+1′

Burreli-Besëlidhja 2-0
Shënues: Mitraj 55’, 76’

Erzeni-Korabi  1-2
Shënues: Ramilli 45’ / Skuka 36’, Reci 52’

Dinamo-Kastrioti (nesër)

Grupi B
Lushnja-Pogradeci 0-1
Shënues: Alillari 45’

Turbina-Elbasani  0-0
Shënues:  

Iliria-Oriku  1-1
Shënues: Doci 56’ / Capoj 48’

Shënkolli-Devolli 0-1
Shënues: Paulo Ivani 6’          

Apolonia-Besa 1-1
Shënues: Hysenshahaj 89′ / Cara 52’

Standings provided by Sofascore LiveScore

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit