“Skuqet” ndeshja në Peqin, Apolonia bie në derbin e Myzeqesë

14 Dhjetor 2019
15:13
Alfred Lleshi
back button

Kategoria e Parë luajti ndeshjet e javës së 11-të të saj, me përjashtim të supersfidës së grupit A, Besëlidhja-Kastrioti, e planifikuar për neser, dhe duelit Oriku-Devolli, nga grupi B. Pasnesër do të luhet Elbasani-Besa, dy erma të mëdhenj në futbollin tonë, por që notojnë në ujëra të turbullta. Korabi ka fituar në transferttë me koplikasit, duke u munduar të ruajë hapin e kryesuesve, ndërsa shijakasit nuk kanë shkuar më larg se barazimi në Pukë. Barazim edhe në ballafaqimin tjetër të këtij grupi, mes Burrelit dhe Egnatias. 

Sa i takon grupit B, tre kartonë të kuq janë akorduar në Peqin, dy për vendësit dhe një për Dinamon, çka tregon për lojën e ashpër e mjaft të tensionuar. Në fund, barazim mes Shkumbinit dhe bluve kryeqytetas. Derbin e Myzeqesë e ka fituar Lushnja, falë golave të Cankës dhe Mezinit. Bie kësisoji Apolonia në “Roza Haxhiu”, edhe pse vijon të ndjekë kreun. 

Pa gola u mbyll sfida mes fushë-krujasve dhe Pogradecit kryesues të këtij grupi. Më poshtë mund të njiheni me rezultatet e plota të ndeshjeve të sotme, dhe golashënuesit e tyre, si dhe renditjen aktuale të kësaj kategorie. 

Kategoria e Parë, java e 11-të
Grupi A
Shkumbini-Dinamo  1-1
Shënues: Mustafaj 34′ / Qoshku 40′

Tërbuni-Erzeni  1-1
Shënues: Përgjini 32′ / Enok 66′

Veleçiku-Korabi  1-2
Shënues: Bega 87′ / Xhabrahimi 14′, Skuka 64′

Burreli-Egnatia 1-1
Shënues: Gjonaj 42′ / Reinert 75′ 

Besëlidhja-Kastrioti (nesër)

Grupi B
Turbina-Shënkolli 1-1
Shënues: Jaupi 84′ / Kryemadhi 78′

Lushnja-Apolonia  2-1
Shënues: Canka 36′ (pen), Mezini 52′ / Gjata 34′,   

Iliria-Pogradeci 0-0

Oriku-Devolli (nesër)

Elbasani-Besa (të hënën)

Standings provided by Sofascore LiveScore

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit