Sllovaku Primoz Roglic triumfon në edicionin nr.106 të Xhiros së Italisë

29 Maj 2023
8:36
Telesport
back button

Çiklisti sllovak Primoz Roglic fitoi edicionin nr.106 të Xhiros së Italisë, një nga tri turnetë më të rëndësishëm në botë në sportin e çiklizmit, që u mbyll ditën e diel në Romë. Në përfundim të 21 etapave, sllovaku dha kohën e përgjithshme 85h, 29’02”.

Ai la pas me 14 sekonda më shumë britanikun Geraint Thomas, në një duel të fortë “kokë më kokë” deri në mbylljen e etapës së fundit, në Romë. Ndërsa i treti u rendit portugezi Joao Almeida, me +1’15” më shumë se fituesi sllovak.

Ky edicion u karakterizua nga disa raste me Covid-19, që sollën mjaft skualifikime përgjatë turneut. Gjithsesi, në fund triumfoi Roglic, që mori fanellën rozë të liderit falë triumfit në garën e kronometrit individual, në etapën e parafundit.

Kjo është hera e parë që Roglic fiton Xhiron e Italisë, ndërkohë që veterani 33-vjeçar ka fituar 3 herë Vueltën e Spanjës. Objektivi i tij tashmë mbetet triumfi edhe në Turin e Francës, që nis pas dy muajsh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit