“S’luftojmë dot me oligarkët dhe arabët”, Watzke: Haaland? Për një gjë  të jeni 100% të sigurt…

10 Maj 2022
18:10
Denis Hakanaj
back button

Hans-Joachim Watzke, drejtuesi i Borussia Dortmund, ka folur për CNN në lidhje me temën e momentit, shitjen e Erling Haaland te Manchester City:

“Kjo është e vetmja mënyrë për ne, sepse kur një lojtar paraqitet shumë mirë duhet të luftojmë kundër ekipeve të mëdha që kanë oligarkë dhe shtetet arabe pas tyre. Dhe këtë luftë nuk e fitojmë dot”, ka thënë Wtazke.

“Haaland? Është një vendim i tiji. Kemi luajtur 113 vite futboll dhe 111 kanë qenë pa Haaland. Kishim Robert Lewandowski, është larguar në 2014-ën, por kemi luajtur futboll në 2015-ën, 2016-ën, 2017-ën… e deri tani.

“Më pas ka ardhur Aubameyang dhe pas tij Haaland dhe mund të jeni të sigurt se do ta gjejmë 100% zëvendësuesin e Erling”, ka përfunduar drejtuesi i verdhezinjve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit