Snajperi Fernandes, United gjen njeriun e pagabueshëm! Por, perfeksioni mban një tjetër emër

11 Gusht 2020
13:21
Telesport
back button

Manchester United shijon “snajperin” Bruno Fernandes: që nga janari i kaluar, mesfushori portugez u bashkua me Djajtë e Kuq dhe ka bërë diferencën me 11 gola, përfshirë 7 nga pika e penalltisë.

Bruno Fernandes explains Manchester United penalty technique after ...

E fundit, shumë me peshë, mbërriti të hënën në mbrëmje në kohën shtesë kundër Kopenhagenit në çerekfinalen e Europa League dhe përballë një portieri fantastik si Johnsson.

Një penallti që për United vlen gjysmëfinalen e Europa League. Dhe për ish-lojtarin e Sampdorias dhe Udinese, një tjetër konfirmim se kur bëhet fjalë për të qenë i saktë nga 11-të metra, nuk fal!

Bundesliga | Watch: Robert Lewandowski's quest for the perfect penalty

18 penallti të shënuara radhazi, 27 nga 29 në karrierën e tij. Statistikat e makinerive (pothuajse) perfekte … por, nga Ramos (22 radhazi) lart, ka akoma disa revole edhe më të pagabueshme!

Sergio Ramos' success rate from the penalty spot is better than ...

Lewandowski – 31 penallti radhazi

Lambert – 30 penallti radhazi

Pauleta- 26 penallti radhazi

Kruse – 24 penallti radhazi

Le Tissier – 23 penallti radhazi

Ramos – 22 penallti radhazi

Lajme të tjera

Lajmet e fundit