Sneijder i habit të gjithë: Nuk jam me gruan, por nuk jemi ndarë

16 Korrik 2019
10:12
Eraldo Harlicaj
back button

Wesley Sneijder po kalon një periudhë shumë të keqe në jetën e tij private. Holandezi ka rënë pre e jetës së natës dhe alkoolit. Videot e tij me sjelljet skandaloze në rrugë janë bërë dhe virale, ndërsa së fundmi mediet kanë publikuar se bashkëshortja e tij, Yolanthe i ka kërkuar divorcin. 

Ish-lojtari i Interit ka folur në lidhje me këtë gjë dhe ka hedhur zërat poshtë. "Ne nuk kemi qenë me njëri-tjetrin prej njëfarë kohe, por nuk jemi divorcuar. Kam bërë shumë gabime në martësen time, por nuk është puna e askujt. 

"Ajo nuk më ka kërkuar asgjë. Nuk kemi nevojë për paratë e njëri-tjetrit", – tha Sneijder. Holandezi duket se kërkon të rifitojë sërish gruan e tij. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit