Sneijder: Interi, kulmi i karrierës time. Ju tregoj “njëshin” e trajnerëve

29 Qershor 2020
15:49
Alfred Lleshi
back button

Pasi “vari këpucët në gozhdë”, Wesley Sneijder publikoi autobiografinë e tij. Thashethemet e para fillojnë të dalin nga ky libër, edhe pse vetë holandezi e “dekonspiroi” paksa për “Algemeen Dagblad”. Sidomos interesante për tifozët e Interit është pjesa në të cilën ai flet për eksperiencën në Serie A dhe marrëdhënien me José Mourinho: “Periudha tek Interi ishte thjesht më e mira e karrierës sime, ajo me më shumë suksese. Me Mourinho kam kaluar perfekt. Kam pasur trajnerë të mirë, përfshirë Van Gaal, të cilin e fus te tre të parët, por Mourinho është padyshim numri 1. Si trajner shpresoj të bëhem një përzierje mes të dyve”.

Në kohën e tij me zikaltrit, Snejder është takuar dy herë me Van Gaal. Një herë në finalen e Ligës së Kampionëve më 2010 dhe pastaj përsëri në garën madhore europiane, një vit më pas. Midis të dyve kishte dritëhije, që datojnë nga ditët e përbashkëta tek Ajax: “Me Van Gaal njhesha që nga periudha e Ajax-it. Pastaj e takova në finalen e Madridit. Ia dhashë dorën, por ai nuk e tundi atë, megjithëse jam i sigurt se e pa skenën. Kështu që pas fitores shkova tek ai dhe i thashë: Nuk tregove ndjeshmëri para ndeshjes, unë thjesht desha të të shtrëngoja dorën. Pastaj, përsëri, vitin tjetër, ne luajtëm kundër Bayernit të tij dhe nuk e përmbajta. I thashë shumë nga këto gjëra, madje edhe më të forta. Por, në libër e përshkruaj si një gjeni taktik të çmendur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit