Sneijder planifikon rikthimin, trajneri: Topi është në këmbët e tij…

15 Korrik 2020
11:11
Alfred Lleshi
back button

Siç bëri tashmë ish-shoku i tij i skuadrës te Real Madridi dhe kombëtarja hollandeze, Arjen Robben, edhe Wesley Sneijder mund të kthehet në futbolln e luajtur vetëm një vit pasi njoftoi “pensionimin” e tij profesional. Këtë fakt e zbulon Jordy Zuidam, trajneri i Utrecht, klubit të “Eredivisie”, ose i vendlindjes së Sneijder. Hollandezi do të stërvitet përsëri këtë muaj me një ekip amator, DOS Holland Stichtse Boys, ku vëllai i tij, Jeffrey, është pjesë e stafit trajnues.

“Wesley dëshiron të humbasë peshën dhe të jetë gati. Ai tha se kjo do t’i japë mundësinë të luajë përsëri. Sneijder ka qenë jashtë fushave për një sezon, ndaj ka shtuar shumë kilogramë”, – shpjegoi Jordy Zuidam. Tani, Sneijder duhet të rikthehet në formë, nëse dëshiron të kthehet në “Eredivisie”, kampionat që vendosi të mos rifillojë pas krizës së koronavirusit. A do të arrijë holandezi të jetojë një “rini të dytë”? Trajneri i Utrecht thotë: “Është e qartë se një Sneijder në top-formë përbën një perspektivë shumë interesante për ne, por topi është në këmbët e tij tashmë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit