VIDEO/ Snooker, vëllezërit Kaçi triumfojnë dhe në kampionatin kombëtar!

18 Mars 2019
11:15
back button

Prej datës 14 deri më 17 mars, u zhvillua në Tiranë kampionati kombëtar i snookerit. Ashtu si çdo vit, edhe ky edicion u zhvillua pranë Federatës Shqiptare të Bilardos, ku për tre ditë, dhjetra sportistë nga i gjithë vendi, u përballën mes tyre për dy trofe, atë të vendit të parë individual dhe ekipor.

Ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të këtij edicioni, si zakonisht u transmetuan direkt në ekranin e Telesport, ku për të gjithë shikuesit u dhurua emocion dhe spektakël, nga konkurentët pjesëmarrës në këtë kampionat.

Pas përballjeve gjysmëfinale, dy çiftet finaliste të këtij edicioni ishte Eklent Kaçi dhe Ledio Kaçi që përfaqësonin ekipin e Laçit, ndërsa Dorian Maknori dhe Besart Spahiu, përfaqësonin ekipin e Tiranës. Gara mes tyre ka qenë e një niveli të lartë dhe që ka zgjatur për disa orë.

Në fund, ishte ekipi i përbërë nga dyshja e vëllezërve Kaçi, që arriti të mposhte çiftin Maknori-Spahiu, duke rrëmbyer edhe kupën e këtij viti në këtë kampionat kombëtar. Sakaq, Eklent Kaçi triumfoi edhe në kategorinë e përballjes individuale kundër Spahiut. 

Ndërkohë, Presidenti i Federatës Shqiptare të Snookerit, Ogert Shkrepa, u shpreh se këtar bilardistët më të mirë të këtij edicioni të Kampionatit Kombëtar, do të përfaqësojnë vendin tonë në eventet ndërkombëtare, ku synim është marrja e medaljeve.

Shqipëria është duke e zhvilluar çdo vit sportin e snookerit, ku tashmë kemi dhe një kampion të niveleve botërore si talenti Eklent Kaçi, i cili është pjesëmarrës i rregullt në evente ndërkombëtare të bilardos, duke rrëmbyer shumë çmime e trofe.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit