Solari: Ja çfarë i hoqi bukurinë ndeshjes ndaj Huesca-s

9 Dhjetor 2018
20:13
back button

Në një ndeshje që pritej të fitohej bindshëm nga Real Madrid, trajneri Santiago Solari ka fajësuar motin e keq për paraqitjen e ekipit tij.

“Kushtet natyrore… era i ka hequr bukurinë ndeshjes, ishte shumë e vështirë të kontrolloje pasimet,” shprehet Solari për gazetarët pas fitores 1-0 të Los Blancos.

“Nëse pyet lojtarët, ata humbën precizonin për shkak të erës.”

Gjithsesi ai ka përgëzuar karakterin e ekipit të tij.

“Ka ndeshje që zhvillohen në këto kushte dhe t’i kapërcesh këto pengesa është një test i karakterit,” vijon ai.

“Ekipi luajti me intensitet, shënuam kur duhet të shënonim, mbrojtëm mirë dhe me kompaktësi.

“Një ndeshje me këtë erë nuk është e bukur për t’u parë dhe është e vështirë pasi kjo situatë favorizon vendasit.”

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit