Solari: Kritikat e Ronaldos? Përulësia është virtyt i të mëdhenjve

11 Dhjetor 2018
12:04
Alfred Lleshi
back button

Santiago Solari, trajneri i Real Madridit, doli në konferencë për shtyp, në prag të përballjes së fundit në grup me moskovitët e CSKA në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, pyetjet që iu adresuan ishin të larmishme.

Dëmtimet: "Ne punojmë në mënyrë që sa më shumë lojtarë t’i kemi të gatshëm e në dispozicion, por nuk është e lehtë".

Kritikat e CR7: "Përulësia është virtyt i të mëdhenjve. Ronaldo i njeh më shumë se askush vlerat e këtij klubi, sepse ka fituar gjithçka këtu. Cristiano është i yni përgjithmonë, ka bërë histori te Real Madridi. Ndjenjat që përjeton tani i përkasin atij, nuk mund të gjykoj askënd".

Mungesa e minutave për Isco dhe Asensio: "Unë tashmë i jam përgjigjur kësaj pyetjeje, duhet të lexoni mediat. Nuk kam përgjigje të re në këtë drejtim".

La Liga, apo Champions: "Ne i synojmë të dyja, madje edhe Kupën e Mbretit dhe Botërorin e Klubeve. Jemi Real Madridi dhe kemi objektiva maksimaliste në të gjitha garat, ku marrim pjesë”.

Më pak motivim në La Liga: "Ne përpiqemi të japim gjithçka në çdo ndeshje, por është e vështirë të kesh të njëjtin nivel. Konsumohesh disi fizikisht në kushtet e lojërave të shpeshta, sepse ke pak kohë për rikuperim të energjive. Me rëndësi është se zgjedhjet në dispozicionin tim janë shtuar. Ata që luajnë në fushë duhet të japin maksimumin në çdo ndeshje, pa marrë parasysh nëse luajmë në La Liga, apo garë tjetër".

Sanksionet, nëse ka rast “Dembélé” në Madrid: "Ne kemi një regjim privat të brendshëm për këto gjëra".

Vinicius: "Ai i ka tejkaluar pritshmëritë. Eshtë vetëm 18 vjeç, një fëmijë, por e ka të ardhmen përpara. Tashmë ka shënuar, ka filluar si titullar në ekipin e parë. Jemi të kënaqur me përparimin e tij".

Ndryshimet e vazhdueshme të Modric: "Në çdo lojë bëjmë atë që është e nevojshme për të fituar, asgjë më shumë".

E ardhmja e Llorente: "Jam shumë i lumtur me të, por nuk kam një top kristali për të ditur se çfarë do të ndodhë në të ardhmen".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit