Solari: Ramos-it i bënë një kurth

16 Shkurt 2019
18:53
back button

Në prag të ndeshjes së radhës të Real Madrid ndaj Girona-s, Santiago Solari ka folur për polemikat e shkaktuara nga Sergio Ramos, teksa mbrojtësi akuzohet se është ndëshkuar qëllimisht me karton të verdhë. 

Ai karton do ta pezullojë për ndeshjen e kthimit ndaj Ajax, por spanjolli do të jetë i gatshëm për sfidën e çerekfinales nëse Los Blancos kualifikohen. 

“Nuk i bëjmë ne rregullat,” shprehet Solari. “Nuk mund të spekuloj se çfarë ka ndodhur. 

“Sergio tha se ishte faull i qëllimshëm, por ishte një pyetje kurth. 

“Jemi duke menduar vetëm për ndeshjen e radhës, nuk bëjmë spekulime mbi të ardhmen. 

“Vetëm Girona ka rëndësi, pastaj Levante. Ekipi po punon mirë, jemi në formë të kënaqshme dhe të fokusuar për këtë ndeshje të rëndësishme.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit