Champions League

Solari: “Real Madrid është ekipi më fitimtar, por duhet të mbrojmë Sergio Ramos”

Fjala e radhës, reagim i menjëhershëm, të nxirren atributet, sikurse tha Carvajal. Koncept ky i shprehur më mënyrë më elegante nga Santiago Solari, që nuk druhet nga djegja që në ndeshjen e tij të parë të rëndësishme si trajner në Champions League, kundër Romës, pas startit të butë kundër Viktoria Plzen. “Prova e zjarrit? Për Real Madrid të gjitha ndeshjet janë një provë zjarri. Por Real Madrid, kurdo që është rrëzuar, ka ditur të ringrihet shpejt, për këtë arsye është skuadra më fitimtare në historinë e futbollit. Ndeshja ndaj Romës është e rëndësishme dhe ndodhet tashmë para nesh. Disfata ndaj Eibar tashmë i përket të kaluarës. Çelësi për t’u ringritur? Të bëjmë atë që kjo skuadër ka bërë gjithmonë në këtë kompeticion”, deklaroi Solari.

“Më vjen keq që ndonjëherë nuk mund të përgjigjem , sepse ju respektoj shumë ju gazetarët dhe punën tuaj, por ka çështje që na përkasin vetëm ne dhe duhet të mbeten brenda dhomës së zhveshjes. Sergio Ramos është një njeri i ndershëm, një emblemë jo vetëm i Real Madrid, por i futbollit në përgjithësi dhe i sportit në Spanjë. Prandaj është një detyrë e të gjithëve që ta mbrojmë dhe ta ruajmë atë, por edhe detyrë e medias, që duhet të kërkojë të vërtetën. Ekzistojnë opinionet, por pastaj edhe faktet dhe e vërteta duhet respektuar, sepse nuk është relative”, vijoi trajneri i Los Blancos.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Champions League