Solskajer nuk ka dyshime, United ka një “Ronaldo” në ekip

10 Dhjetor 2019
17:46
Denis Hakanaj
back button

Marcus Rashofrd, sulmuesi i Manchester United, po kalon një moment magjik. Anglezi ka qenë protagonist në derbin kundër Cit-yt me penalltinë që i ka hapur rrugën fitores së skuadrës së tij.

Trajneri i Djajve të Kuq, Ole Gunnar Solskjaer, ka mbetur i mahnitur nga prova e lojtarit të tij dhe nga paraqitjet që ai ka bërë në muajt e fundit, aq sa ka bërë një  krahasim të guximshëm. Rashford si… Cristiano Ronaldo.

“Sigurisht që mund të bëhet si krahasim”, ka thënë Ole për The Guardian. “Madje, besoj se janë shumë të ngjashëm. Të dy kanë aftësi të mëdha, forcë fizike, mentalitet dhe guxim. Gjithçka. Marcus ka të gjitha cilësitë dhe mundësitë për t’u bërë më i miri nga të gjithë. Shpresojmë të vazhdojë kështu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit