Solskjaer dhe “futbolli idiot”, kritika e parë e norvegjezit për Mou

16 Janar 2019
17:55
Denis Hakanaj
back button

Deri tani, pas lamtumirës së Jose Mourinho-s nga Manchester United, "punën e pisët" e kanë bërë ish-legjendat e "Djajve të Kuq" dhe disa zëra nga dhomat e zhveshjes. Kritikat kanë ardhur nga të gjitha anët me përfundimin e epokës së "terrorit" të portugezit. Dhe, natyrisht, kanë ardhur vetëm komplimente për atë që ka marrë vendin e tij. 

Në fakt, gjithçka ka ndryshuar që nga momenti që Ole Gunnar Solskjaer ka marrë drejtimin e ekipit. Renditja tani është më e denjë për një skuadër si Manchester United, atmosfera është përmirësuar gjithashtu dhe mbi të gjitha… nuk luhet më një futboll idiot. Ky është mendimi i norvegjezit. 

"Loja e United bazohet te shpejtësia, te forca, te sulmi i menjëhershëm. E di se kundër Tottenham nuk kemi qenë shumë të shpejtë, por kemi sulmuar gjithsesi. Stili i United bazohet te futbolli sulmues dhe pasime vertikale, jo pasime idiote horizontale ose mbrapa", ka thënë Solskjaer.  

Kjo ka qenë kritika e parë e norvegjezit për filozofinë e portugezit, e cila bazohet te "në fillim duhet të mendojmë të mos pësojmë" dhe që është konfirmuar nga shumë ish-lojtarë të tij. Si do të reagojë Mou? Do të flasë për këtë kur të ketë një skuadër të re ? Problemi është se nuk mundet, marrëveshja me United ia ndalon. Portugezi do të duhet të kafshojë gjuhën për të mos thënë atë që mendon…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit