Solskjaer: E ÇUDITSHME! Nuk e lejoj kurrë Brunon të praktikohet, dje e bëri me goditje dënimi

24 Janar 2021
21:57
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka folur pas fitores ndaj “Redsave”. Ekipi i tij iu fal golit të Bruno Fernandesit nga një goditje dënimi që e dërgoi në rrjetë në mënyrë fantastike.

Numri një i stolit tregon se ditën e djeshme portugezi ka praktikuar goditjen e dënimit, duke qenë se nuk e nisi ndeshje si titullar. “Duke qenë se Bruno nuk do a niste sot si titullar, ai më në fund praktikoi goditjet e dënimit.

“Unë nuk e lë kurrë të praktikohet, por dje, ai qëndroi rreth 30 minuta duke gjuajtur nga goditja e dënimit së bashku me ekipin rezervë”, – tha Solskjaer për mesfushorin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit