Solskjaer e zgjedh kapiten kundër PSG-së, reagimi i Fernandes bëhet viral (Video)

20 Tetor 2020
15:26
Denis Hakanaj
back button

Ka bërë xhiron e rrjetetve sociale reagimi i Bruno Fernandes, mesfushor i Manchester United, në momentin që Ole Gunnar Solskjaer ka lajmëruar se ai do të jetë kapiten për ndeshjen e Champions League të mbrëmjes së sotme.

Futbollisti ka thënë se ndihej i nderuar, por shprehja e fytyrës së tij, në momentin e lajmërimit të trajnerit ka lënë të kuptohet e kundërta…

Jo të gjithë e kanë pritur mirë reagimin e portugezit. Fillimisht për ngërdheshjen e bërë nga Fernandes në momentin që ka mësuar vendimin e trajnerit, dhe së dyti për disa qëndrime që nuk janë konsideruar të denja për një kapiten nga ana e disa tifozëve.

Të shohim si do të jetë kjo “herë e parë” për të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit