Solskjaer në qiellin e shtatë, mesazhi i tij për Sancho!

23 Korrik 2021
19:26
Telesport
back button

Ole Gunnar Solskjaer tani mund të buzëqeshë! Jadon Sancho do të jetë lojtari i tij.

Drejtuesit e Manchester United ia plotësuan dëshirën, shpenzuan 85 milion euro dhe 21-vjeçari do të luajë në “Old Trafford” në pesë sezonet e ardhshme.

Trajneri norvegjez nuk e fsheh lumturinë e tij në ditën e prezantimit të sulmuesit të djathtë. “Jadon mishëron llojin e futbollistit që unë dëshiroj të përfshij në skuadrën time. Mezi po presim që të bashkohet me ne në fushë.

Për të flasin rekordet e golave dhe asisteve. Jadon do t’i sjellë ekipit ritëm të jashtëzakonshëm, dhunti dhe kreativitet. ‘Old Trafford’ do i japë mundësinë të shprehë talentin që zotëron dhe të përformojë në nivele të larta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit