Solskjaer nuk e do më, Raiola çon mesfushorin e United drejt Serisë A

14 Janar 2020
9:51
Telesport
back button

Menaxheri i njohur Mino Raiola ka biseduar me 4 klube të Serisë A për të sjellë mesfushorin anglez të Manchester United, Jesse Lingard sezonin e ardhshëm. Sipas “tribuna.com”, menaxheri ia ka ofruar lojtarin ekipeve të Roma, Milan, Inter dhe Napoli.

Mesfushori me tipare sulmuese ka pak kohë që ka kaluar në patronazhin e Raiola, që kërkon t’i gjejë një sistemim më të mirë Lingard, duke e transferuar në një ekip ku do të luajë rregullisht. 27-vjeçari nuk ka një marrëdhënie të mirë me klubin, ndërkohë që kontrata e tij me “djajtë” skadon në vitin 2021.

Kostoja e lojtarit është 30 milionë euro, por kjo shifër mund të ulet duke qenë se në korrik do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij me United. Këtë sezon, Lingard ka realizuar vetëm 1 gol në 27 ndeshje në total nën urdhërat e Solskjaer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit