Solskjaer nuk fshihet, tregon bisedën me presidentin e United

9 Gusht 2020
18:28
Telesport
back button

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, foli në lidhje me sezonin e tij aktual te “Djajtë e kuq”. Ai mendon se nëse fitohet Europa League do të ishte një arritje e madhe për klubin e tij.

“Unë jam një njeri ambicioz dhe një nga ëndrrat e mia është që të fitoj një trofe me këtë klub si trajner. I detyrohem gjithçka United dhe të fitorja e Europa League do të ishte arritja ime më e madhe në karrierë. Si lojtar unë arrita të fitoja gjithçka këtu, por të fitosh si trajner është diçka ndryshe.

“E kemi vetë në dorë fatin tonë. Kundërshtarët tanë e dinë që ne jemi Manchester United dhe kjo do të thotë shumë. 18 muaj më parë pata një takim me Ed Woodward (shefi ekzekutiv i klubit anglez) dhe që të dy e dinim se rikthimi në majat e futbollit kërkon kohë dhe durim. Ne duam të ndërtojmë një ekip të fortë për të ardhmen dhe të rikthehet Manchesteri i dikurshëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit