Solskjaer: Nuk ishte si në “fantasy football”, ai po bën diferencën tek United

19 Janar 2019
19:22
Telesport
back button

Skuadra e Manchester United korri sot fitoren e shtatë radhazi nën drejtimin e trajnerit norvegjez Ole Gunnar Solskjaer, që në krye të “djajve” ka triumfuar gjithnjë. Skuadra e United mundi 2-1 Brighton në fushën e tij, me gola të Pogba e Rashford. Ky i fundit luajti ndeshjen e tij të 150 me fanellën e United.

Nuk ishte e lehtë të merrje 3 pikët, pasi nuk luajtëm mirë gjatë gjithë 90 minutave. Duhej ta kishim mbyllur ndeshjen më herët, kur nisi pjesa e dytë. Por në futboll asnjëherë nuk je i sigurtë për fitoren deri sa përfundon ndeshja. Në 20 minutat e fundit ishim në vështirësi”, shprehet Solskjaer.

Norvegjezi shprehet se skuadra e tij nuk luajti mirë: “Jo gjithnjë është si në “fantasy football”. Morëm 3 pikët, por nuk dhamë atë që pritej. Përgëzoj Rashford për golin, bëri një gjest të jashtëzakonshëm. Kjo vjen për shkak të punës së madhe që bën çdo ditë në stërvitje dhe po bën diferencën në fushë. Mendoj se ai ka realizuar më shumë gola se disa legjenda të United”.

Ndeshja e sotme ishte një test i vështirë për ne, por kjo ndodhi nga që nuk luajtëm ashtu si duhet. Gjithsesi, muaji i fundit ka qenë fantastik për United dhe kjo për meritë të skuadrës, që ka ditur të fitojë edhe në moment të vështirë”, tha Solskjaer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit