Solskjaer: Po kalojmë një moment të vështirë, Liverpool është kundërshtari ideal

6 Tetor 2019
20:30

Ole Gunnar Solskjaer ka folur pas humbjes me Newcastle për mikrofonat e BBC.

“Është zhgënjyese, e nisëm shumë keq. Kemi dhënë shumë pasime të gabuara, ndërsa pjesën e dytë e dominuam, por nuk krijuam shumë mundësi.

Rasti i humbur i Maguire? Ai e di se duhet të kishte shënuar, por kur ekipet kalojnë momente të vështira ato raste nuk shfrytëzohen. Duhet të punojmë në aspektin mendor sepse na mungon vetëbesimi.

Po kalojmë një moment tepër të vështirë, por nuk është shumë ndryshe nga sezoni i kaluar kur isha i zhgënjyer me sjelljen e lojtarëve, tani ata janë korrektë.

Megjithatë, kur ke gjashtë mungesa në formacion, patjetër që do të ndikojë në paraqitjet e skuadrës. Ndeshja e radhës me Liverpool? Ajo do të jetë sfida ideale për ne.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit