Solskjaer sfidon Klopp si kryesues: Të dielën do të mësojmë të vërtetën

15 Janar 2021
16:56
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka folur në konferencë për shtyp para super sfidës kundër Liverpool në kampionat.

“Je gjithmonë i emocionuar kur përballesh me skuadra të kësaj cilësie. Të luash në Anfield është gjithmonë një sfidë e bukur, pres me padurim që të vijë e diela”, ka thënë norvegjezi.

“Vendi i parë në renditje? Nuk fiton gjë nëse je i pari në janar, nuk meritojmë përgëzime. Gjëja që ka rëndësi me të vërtetë është ku do të jemi në fund të sezonit”.

“Titulli? Ambicia jonë sot është të fitojmë çdo ndeshje, duke përfshirë atë kundër Liverpool-it. Po bëjmë mirë, jemi në rrugën e duhur, dhe të dielën do të kemi një tjetër ndeshje të bukur për të kuptuar më mirë se çfarë skuadre jemi me të vërtetë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit