Solskjaer si kurrë më parë, mesazh direkt për futbollistët e tij!

25 Shtator 2020
20:16
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka reaguar ashpër për herë të parë ndaj lojtarëve të tij duke i bërë me dije se ata duhet të vrapojnë shumë dhe të fitojnë vendin e tyre në skuadër.

“Lojtarët janë të lumtur kur luajnë dhe fitojnë ndeshje. Unë jam i lumtur po ashtu kur luajmë mirë dhe arrijmë të fitojmë ndeshjet që kemi në kalendar. Nuk është detyra ime që t’i bëj ata të lumtur.

“Puna ime është të zgjedh lojtarët e duhur dhe të marr rezultatet. Është në dorë të tyre që të stërviten fort, të jenë në formë dhe të jenë gati në momentin që aktivizohen në fushën e lojës”, – tha numri një i stolit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit