Solskjaer vë veton: Ai nuk largohet nga Manchester United

17 Shtator 2021
12:34
Telesport
back button

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka bërë me dije sot se sulmuesi Jesse Lingard nuk do të largohet nga skuadra pavarësisht se gjatë merkatos së verës të “djajtë” erdhën Jadon Sancho dhe Cristiano Ronaldo. Sipas trajnerit, Lingard është një pjesë e rëndësishme e ekipit, lojtar që edhe vjet u largua në formë huazimi.

Kohët e fundit është përfolur për një rikthim te West Ham, ku luajti vjet në formë huazimi, por trajneri Solskjaer deklaroi: “Ai u rikthye tek ne pas një sezoni të mirë me West Ham, ku tregoi aftësitë e tij dhe meritoi kombëtaren. Për mua dhe ekipin është kënaqësi që kemi sërish Jesse mes nesh. Do ta mbështesim dhe duam që ai të qëndrojë me ne. Ai është një “djall i kuq”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit