Solskjaer zbulon ditën e parë të Fernandesit në Manchester: Unik!

13 Korrik 2020
16:36
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, foli në lidhje me mesfushorin Bruno Fernandes. Impakti i portugezit në Manchester është shumë i madh, pasi po bën liderin te skuadra e “Djajve të kuq”.

“Bruno Fernandesin ma sugjeroi Cristiano Ronaldo dhe ka qenë një këshillë vërtetë e mirë. Ai është profesionist brenda dhe jashtë fushe. Ditën e parë që erdhi në klub ai u htrëngoi dorën të gjithëve. Ai nuk erdhi me mendime negative.

“Nuk erdhi duke thënë: ‘Unë jam, unë kam goditje të fortë. Ju duhet të më ndiqni mua’. Jo, ai i shtrëngoi dorën çdo anëtari të stafit teknik. Manchesteri është një familje, ishte Ferguson që e krijoi këtë atmosferë. Në dhomat e zhveshjes, në stërvitje, mendoj se është unike”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit