Son flet për dëmtimin e Gomes, koreano-jugori thotë fjalët prekëse!

7 Nëntor 2019
11:09
back button

Heung Min Son ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pas dëmtimit të tmerrshëm të Andre Gomes. Koreano-jugori u ndje keq për dëmtimin që i shkaktoi aksidentalisht portugezit, madje një natë më parë njërin prej golave të shënuar në Champions ia dedikoi Gomesit.

Pas ndeshjes së mbrëmshme, Son foli për mediat angleze, ku nuk mund t’i shpëtonte një pyetje sa i përket situatës, se si ndihet ai. Anësori i Tottenhem është shprehur se kanë qenë ditë të vështirë për të, por me ndihmën e të gjithëve ai është mundur t’i kalojë vështirësitë.

“Kanë qenë ditë mjaft të vështira. Gjithsesi, këto ditë më kanë ndihmuar që të kuptoj se sa me fat jam, pasi të gjithë më kanë qëndruar pranë. Tifozët, shokët e ekipi dhe të gjithë më kanë dërguar mesazhe. Ndihem shumë keq nga ajo që ndodhi, pasi ishte i gjithi një aksident. Ndihem vërtet keq.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit