Sonte, Inter-Getafe. Conte ul në stol dy yjet zikaltër

5 Gusht 2020
9:18
Alfred Lleshi
back button

Të gjitha brenda një nate. Nuk ka asnjë parullë më të mirë për ta lançuar ndeshjen, në të cilën Interi do të përballet sonte me Getafe, me start orën 21:00. Një kundërshtar spanjoll, që duhet kapërcyer për të hyrë në “Final Eight” të Ligës së Europës. Në konferencën e djeshme për shtyp, trajneri Antonio Conte u përpoq ta zhvendoste vëmendjen tek angazhimi që i pret djemtë e tij. Fitorja dhe kualifikimi shihet si mënyra e vetme për t’iu dhënë goditje vendimtare kritikave që vijnë nga jashtë: “Nuk ka rëndësi nëse “Europa League” është e rëndësishme për mua. Ajo është e rëndësishme për të gjithë ne. Sidomos për Interin. Ne flasim për Interin dhe jo për veten. Nuk e dimë se ku do të arrijmë, por gjëja e rëndësishme do të jetë të mos kemi keqardhje në fund”.

Një përpjekje e qartë për të qetësuar shpirtrat, për të vepruar si “zjarrfikës”, për të shuar një zjarr, që ai e ndezi vetë me deklaratat e forta kundër klubit, pas ndeshjes së fundit të Serie A ndaj Atalantës. Sytë janë kthyer vetëm dhe ekskluzivisht nga “Europa League”. Ndërkohë, Conte planifikon të konfirmojë plotësisht 11-shen që startoi kundër Atalantës, duke e mundur atë në shtëpi. Një përjashtim tjetër për Eriksen, në dritën e dëshirës për të ruajtur me këmbëngulje modulin 3-5-2. Në të, danezi ende nuk është adaptuar. Dyshimi i vetëm ka të bëjë me krahun e djathtë, ku D’Ambrosio është në balotazh me Candreva. Sa i përket mbrojtjes, stol i ri për Skriniar. Godin duket se e ka tejkaluar atë në hierarkitë e prapavijës zikaltër.

Formacionet e mundshme
INTER (3-5-2): Handanovic; Godin, De Vrij, Bastoni; D’Ambrosio, Barella, Brozovic, Gagliardini, Young; Lukaku, Lautaro.
GETAFE (4-4-2): Soria; Damian Suarez, Djené, Etxeita, Olivera; Nyom, Arambarri, Maksimovic, Cucurella; Mata, Molina.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit